Modestia e Romelu Lukakut: Herët të krahasohem me Ronaldo Fenomenin

schedule11:38 - 8 Dhjetor, 2020

schedule 11:38 - 8 Dhjetor, 2020

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku, është bërë lojtari i parë i zikaltërve që rikthehet në kopertinën e “France Football” pas plot njëzet viteve. Hera e fundit që një interist shfaqej në gazetën franceze ishte Ronaldo Fenomeni. Lojtari i kombëtares belge është ndalur në tema të ndryshme gjatë intervistës, por nuk fshihet të deklarojë se ai është një nga pesë sulmuesit më të mirë në botë.

VLERËSIMI PËR VETEN – “Unë jam një nga pesë sulmuesit më të mirë në botë. Nuk bëj asnjë gjë të gabuar në aspektin taktik apo me lëvizjet në fushë. Nëse Ronaldo, Messi apo Lewandowski i kanë tejkaluar kufijtë e tyre, atëherë pse nuk mundem edhe unë?”.

 

Kopertina e “France Football”

KRAHASIMI ME RONALDO FENOMENIN – “Ai ka shënuar më shumë se 100 gola për ekipin kombëtar, është pak herët për t’u krahasuar me të. Në Milano të gjithë po flisnin për mua, kur shënova 34 gola po aq sa Ronaldo kishte shënuar në sezonin e parë. Jam i lumtur që e barazova rekordin e tij, por ai fitoi Kupën UEFA ndërsa unë e humba finalen”.

MARRËDHËNIA ME CONTEN – “Kontaktet e parë me të i kam patur që në vitin 2014, kur ai ishte ende pjesë e Juventusit. Trajneri më tha se nëse bëhesha më i fortë në duelet me shpinë drejt portës, atëherë askush nuk do të më ndalonte. Ai ma thë këtë dhe në Kupën e Botës 2014 para se të largohej nga Juvja dhe ma përsëriti kur ishte te Chelsea”.

 

Lukaku dhe Lautaro Martinez

LAUTARO MARTINEZ – “Para se të transferohesha tek Interi kisha parë disa ndeshje të tyre. Lautaro luante vetëm përpara dhe unë menjëherë mendova se së bashku mund të bënim mirë. Kur erdha, biseduam bashkë pak në spanjisht dhe aty filloi gjithçka. Ne jemi miq të ngushtë dhe nuk kemi patur kurrë një debat. Ndonjëherë është dita ime, ndonjëherë e tij. Kemi gjetur ekuilibrin e duhur”.

TITULLI DHE MENTALITETI FITUES – “Ne jemi Inter dhe duhet të luftojmë për të fituar kampionatin. Mendoj se kjo është minimumi, por më të qartë do të jemi në mars. Për sa më përket mua, fizikisht jam i fortë, por më shumë rëndësi ka mentaliteti. Verën që kaloi pushova vetëm tetë ditë, por kurrë nuk mendoja me veten se nuk po pushoja sa duhet. E njëjta gjë është dhe me ndeshjet. Duhet të jesh i lumtur të luash, madje edhe nëse luan tre herë brenda javës”, përfundon Lukaku. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!