Dimri i dytë i gjen në çadër: Mbrëmë kaluam natë të llahtarshme, shteti të na ndihmojë

schedule12:01 - 7 Dhjetor, 2020

schedule 12:01 - 7 Dhjetor, 2020

Tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar u dëmtoi rëndë shtëpinë, ndërsa edhe dimri i dytë i gjeti në çadër. Familja Guce me tre anëtarë në Durrës po jeton në kushte mjaft të vështira, ndërsa moti është përkeqësuar.

Gazetari Leonidha Musaj ishte pranë kësaj familje ditën e sotme, ndërsa kryefamiljarja Shpresa Guce thotë se nuk ka përfituar bonus qiraje. Përmes ekranit të ABC ajo i bën thirrje shtetit që t’i sjellin inxhinier, ndërsa shton se shtëpia është e pabanueshme dhe është vlerësuar me DS2.

“Çfarë bie jashtë, bie brenda. Bashkia nuk na përgjigjet. Duhet të na sjellë inxhinierin, na dhanë një cop zarf gjasme DSD2. Mes katër rrugëve kam fjetur, ku ta gjej inxhinierin unë. Shtëpia është katastrofë. I lutem shtetit të vijë, të na sjellin inxhinier. Nuk është për DS2. Nuk jam trajtuar me bonus qiraje. Di vetëm që kam çadrën”, thotë ajo.

Mori i keq që ka përfshirë gjithë vendin ishte edhe më e vështirë për tre anëtarët e kësaj familje. “Është e llahtarshme. Pres ujin e shiut që të laj rrobat. Është jetë katastrofë. Dimri po vjen. I lutem shtetit të na sjellë ekspertë që të shikojë gjendjen ku jemi. Mbrëmë ka qenë e llahtarshme, ngrohej çadra nga era. Kam goca çadrën, kap unë. Nuk kemi me çfarë të ngrohemi. Marr vetëm 18  ijë lekë në muaj, mbledh kanaçe”, tha kryefamiljarja. g.v/abcnews.al