Sergio Perez ka fituar Çmimin e Madh të Bahrein në Formula 1. Fitorja e parë në Botëror për pilotin meksikan të Racing Point, i cili shfrytëzoi një gafë të Mercedes me talentin George Russell.
22-vjeçari po zëvendëson kampionin Hamilton e infektuar me Covid-19. Russell po dominonte garën e Sakhir, por mekanikët gabuan gjatë momentit që ndodhej në bokse.
What an extraordinary race #SakhirGP ?? #F1 pic.twitter.com/ktGauOprIe
— Formula 1 (@F1) December 6, 2020
Anglezit iu montuan gomat e Valtteri Bottas dhe iu desh të kthehej përsëri në bokse. Russell e mbylli në vend të nëntë, por tregoi aftësi fantastike në makinën e njohur gjermane.
This is what it means…
We’ll cherish these moments forever ❤️ pic.twitter.com/WZprdtddev
— BWT Racing Point F1 Team (@RacingPointF1) December 6, 2020
Podi u kompletua nga Esteban Ocon i Renault (në vend të dytë) dhe kanadezi Lance Stroll i Racing Point (u rendit i treti). Tjetër zhgënjim i makinave Ferrari.
Checo will never forget this moment #SakhirGP ?? #F1 pic.twitter.com/RI3R5oTAdN
— Formula 1 (@F1) December 6, 2020
Charles Leclerc përfundoi jashtë pistës që në xhiron e parë (goditi fituesin Perez dhe nxori jashtë edhe Max Verstappen), ndërsa Sebastian Vettel nuk shkoi më shumë se pozicioni i 11-të. /abcnews.al