Partizani në verë nuk mundi të bëjë merkato dhe trajneri Daja u detyrua të bëjë me skuadrën që kishte në dispozicion. Të kuqtë janë konsoliduar dhe duket se ruajtja e grupit të vjetshëm i ka bërë mirë dhe renditen të dytët pas gjashtë javësh kampionat.
Një nga më të rëndësishmit e këtij sezoni është Jurgen Bardhi. 23-vjeçari së fundmi ka folur për Supersport dhe ka folur pa doreza. Ajo që dhemb më shumë deklaratën e tij është sjellja e drejtuesve teknikë me të.
“Rasti i minutës së 49, me anë të VAR-it mund të jepej penallti, por në lojë arbitri nuk mund ta shikojë nëse është penallti. Me Dajën më shumë më bëhet qejfi për lojën që bëjmë. Po kënaqemi, po bëjmë atë që duam.
Kisha kohë pa luajtur, por Daja më dha një dorë dhe po bëjmë mirë. Unë kam 6 vite këtu dhe për të ardhmen ia kam lënë në dorë drejtorit dhe presidencës. Kështu është futbolli, dalin lojtarë të mirë por edhe jo të mirë.
Pavarësisht se mund të kem bërë mirë, përsëri kur vinin lojtarë të rinj luanin ata, duke thënë se Bardhi është i ri. Me Gegën luajta pykë, nuk ishte roli im, por nga halli. Te Partizani ka pasur presion dhe e ndieja atë. Unë erdha nga Fushë-Kruja dhe nuk kisha forcën të çaja.
Vinin trajnerë të rinj dhe unë përfundoja jashtë. Aktivizohesha në krahë, aty ku nuk ishte roli im, nuk jepja maksimumin dhe më pas ndeshjen tjetër nuk aktivizohesha”, u shpreh Bardhi. /abcnews.al