Diego Armando Maradona u nda nga jeta më datë 25 nëntor për shkak të arrestit kardiak, por ndërkohë që ai prehet në paqe, nëpër gjykata po bëhet një luftë e madhe mes trashëgimtarëve për pasurinë e tij, të vlerësuar 50 milionë dollarë.
Ish-gratë e legjendës, pesë fëmijët dhe gjashtë të tjerë që pretendojnë të jenë fëmijët e tij po luftojnë për të marrë pjesë nga pasuria e një prej futbollistëve më të mirë të historisë. Nga Argjentina mësohet se lista e pretendentëve për të fituar nga pasuria e Maradonës ka pësuar ndryshime.

Sipas medieve latine, në vitin 2016 Maradona ka firmosur një testament të tijin, ku përjashton ish-gruan e tij Claudia Villafane dhe dy vajzat Giannina dhe Dalma.
Në atë kohë ai ndodhej në Dubai dhe kishte marrë këtë vendim për vajzat e tij sepse ato kishin mbështetur nënën e tyre në proceset gjyqësore për shitjen e një shtëpie në Miami dhe koleksioneve të relikeve dhe fanellave të legjendës.
Vështirësia e kësaj çështje shtohet akoma më shumë sepse në një tjetër testament Maradona ka futur edhe motrat e tij si pjesëmarrësve në ndarjen e pasurisë së tij pas vdekjes. Kjo flitet të ketë qenë edhe dëshira e fundit e Diegos mbi trashëgiminë e tij. /abcnews.al

