Superiorja nuk ka kohë për të humbur. Të mërkurën luhen pesë ndeshjet e radhës, për llogari të javës së shtatë. E veçuar është sfida Partizani-Teuta, që do të luhet prej orës 16:45, kurse përballjet e tjera tre orë më parë.
Spikat përballja mes Laçit dhe Tiranës, skuadra që pretendojnë shumë dhe po përjetojnë krizë rezultatesh. Vllaznia kryesuese ka një transfertë të vështirë, kundër Kastriotit të pamposhtur deri më tani. Kjo sfidë luhet në Kamzë.
Bylisi-Kukësi është gjithashtu një sfidë për t’u parë. Vendasit janë ende në kërkim të fitores së parë, kurse verilindorët kanë triumfuar në tre sfidat e fundit në Superiore. Në plan për këtë javë është edhe Apolonia-Skënderbeu. /abcnews.al
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 7
E mërkurë, më 9 dhjetor 2020
Ora 13:45 | Bylisi-Kukësi
Ora 13:45 | Apolonia-Skënderbeu
Ora 13:45 | Kastrioti-Vllaznia
Ora 13:45 | Laçi-Tirana
Ora 16:45 | Partizani-Teuta