Asambleja e Jashtëzakonshme e FSHF-së, Komiteti Ekzekutiv merr vendimin final

schedule10:34 - 5 Dhjetor, 2020

schedule 10:34 - 5 Dhjetor, 2020

Është zhvilluar ditën e sotme mbledhja online e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. FSHF në faqen e saj tregon vendimet që u morën në këtë mbledhje në kushte jo të zakonshme.

NJOFTIMI – Është zhvilluar mbledhja online e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit nën drejtimin e Presidentit Duka.

Në këtë mbledhje u miratua “Rregullorja e Licencimit të klubeve në kompeticionet UEFA” për vitin 2020.

Gjithashtu, Komiteti Ekzekutiv ndryshoi formën e mbajtjes së Asamblesë së Jashtëzakonshme Statutore si pasojë e pandemisë Covid-19.

Punimet e Asamblesë do të zhvillohen online në platformën “Microsoft Teams” më datën 18 dhjetor. /abcnews.al