Në intervistë me gazetarin Baton Haxhiu në emisionin “Prishtinë-Tiranë” në ABC, Fatos Lubonja foli për ndikimin e ish-diktatorit Enver Hoxha në Kosovë. Ai deklaroi se ndikimi nga Shqipëria bëri që Kosova të përafrojë gjuhën e saj me atë standarde, duke e cilësuar këtë një humbjen për kulturën e vendit, “humbi gjuha gegë”, tha ai. Lubonja kujtoi edhe një episod pas vitit ’91 në Kosovë kur mori pjesë në një mbledhje shqiptare në Hamburg.
“Enver Hoxha ka stimuluar edhe një markszizëm, leninizëm në Kosovë. Nuk është parë sa është investuar nga Enver Hoxha në Kosovë. Ai e ndërtoi Enver Hoxhën e Kosovës sepse glorifikoi nacionalizmin, ndërtoi një kulturë që e solli edhe në Kosovë. Edhe ju keni përqafuar gjuhën standarde se e morët nga Enver Hoxha. Filloi të ketë një fazë tjetër nacionalizmi në Kosovë. Edhe gjuhën që unë jam kundër, për marrjen e gjuhës standarde në Kosovë.
Është një humbje për kulturën shqiptare. Humbi gjuha gegë. Influenca ka qenë. Unë mendoj se më shumë është vetë aktiviteti i elitës kosovare edhe nga frustrimi në Jugosllavi. Në ’81 Enver Hoxha nuk kishte influencë në Kosovë. Ai mendonte një Kosovë komuniste ose të bashkuar me Shqipërinë ndërsa problemi i asaj se pse në Kosovë kemi dy lëvizje është një problem që nuk lidhet as shumë me ndikimin e Shqipërisë se sa është një mëdyshje kosovare. Unë e kujtoj kur isha në Hamburg në vitin ’91 dikush më ftoi në një mbledhje në Hamburg. Dhe unë shkova mora pjesë si spektator.
Më bëri përshtypje se në mes të eventit një figurë u ngrit dhe tha ” Unë jam me opsionin e pushkës”. Tha unë jam me partinë e gishtit dhe bëri shenjën. Dhe ideja që kjo nuk na çon në pavarësi mendoj se e ka shoqëruar mendimin politik në Kosovë. Lëvizja e UÇK kishte një bazë të fortë marskiste. Marksi thotë: Arma e kritikës nuk e zëvendëson kritikën me armë. Pastaj se si erdhi puna që kjo shumicë u bë pakicë është temë e gjatë. Mendimi është që shpesh herë pakicat që rrezikojnë bëhen shumica”, deklaroi Lubonja./mv.abcnews.al