Me maskë, një qese në duar dhe vrap! Pamjet, ky është shqiptari që vrau dhe dogji grekun

schedule16:54 - 4 Dhjetor, 2020

schedule 16:54 - 4 Dhjetor, 2020

20-vjeçari shqiptar që vrau hotelierin 69-vjeçar grek në Santorini, pas një grindje të fortë sepse nuk i dha siç pretendoi i riu, 200 eurot që i detyrohej, doli sot para gjykatës në Naxos.

Mediat greke kanë publikuar pamjet e momentit kur shqiptari u dërgua nga Santorini në Naxos. 20-vjeçari me maskë për shkak të rregullave anti-covid dhe një qese në duar, dërgohet me shpejtësi nga porti në makinë dhe më pas përpara gjykatës.

Lexo edhe: Flet avokati i shqiptarit: Ishte aksident, e kapi paniku dhe i vuri flakën

Pas grindjes që përfundoi me vdekjen e grekut, shqiptari u shpreh se e leu trupin e Nikos Halaris me vodka dhe i vuri flakën për të zhdukur gjurmët e tij. Por avokati i shqiptarit e cilësoi një aksident ngjarjen.

Lefteris Gavrilis, avokati i familjes së viktimës, hotelierit Nikos Halaris ngriti dyshime mbi mënyrën e vrasjes dhe motivin (lexo ketu). I riu ishte kthyer tre herë nga autoritetet greke, pasi e kishin kapur pa letra, por ai ishte rikthyer sërish për të punuar për të ndihmuar nënën dhe motrën në Shqipëri, pasi i ati i kishte vdekur disa kohë më parë./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!