Lot para dhe pas ndeshjes me Feronikelin, Prishtina vajton legjendën Sinani

schedule15:24 - 4 Dhjetor, 2020

schedule 15:24 - 4 Dhjetor, 2020

Ka përfunduar ndeshja e parë e javës së 16-të në IPKO Superligën e Kosovës. Prishtina priti Feronikelin në kryeqytet, takim që u mbyll në barazim 0-0. Sfida nisi me homazhe dhe një minutë heshtje për Shefqet Sinanin, ish-futbollistin e madh dhe një nga legjendat e Prishtinës.

Prishtina kishte filluar projekt gjigant të mbështetur nga tërë strukturat e kohës, për një ekip të madh që do të bënte klubin e Prishtinës, së pari klubin më të madh në Kosovë, e pastaj të njohur edhe më larg edhe më shumë se sa në ish-shtetin e Jugosllavisë.

Prishtina ishte bërë klubi më i njohur ndër të gjithë shqiptarët anekënd ku jetonin, nga Struga deri në Ulqin. Klubi nuk do të mund të krijonte skuadër pa futbollistë vendor, edhe atë të qytetit të tij. Shefqet Sinani ishte njëra ndër pikat referuese të asaj ekipe që më vonë u bë gjigant.

 

Renditja e IPKO Superligës

Shefqeti ishte njëri ndër strumbullarët ekipit. I tillë mbeti edhe në shoqëri deri në ditët e fundit të jetës së tij. Në foto shihet Sinani në ndjekje të njërit ndër sulmuesve më të famshëm të Partizanit nga Beogradi, Mance“, lexohet në postimin e klubit bardhekaltër.

Edhe pse Prishtina tentoi të fitonte ndeshjen për të siguruar tre pikët dhe për t’ia dedikuar suksesin Shefqet Sinanin, nuk ia doli të thyente ekipin nga Drenasi. Shansi më i mirë për vendasit ishte në minutën e 14-t, moment kur fituan një penallti.

Gjithsesi, Sabien Lilaj dështoi nga pika e bardhë (super pritje e Avdylit) dhe sfida u mbyll me rrjeta të paprekura. Prishtina renditet në vend të tretë me 25 pikë, dhjetë më pak se kryesuesit e Ballkanit, ndërsa djemtë e Klodian Duros renditen në vend të pestë me 20 pikë. /abcnews.al

IPKO Superliga e Kosovës, java e 16-të
Prishtina-Feronikeli 0-0

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!