Avokado! E gjelbër, e butë, me vaj, e freskët, dhe kaq e shijshme. Kush është ai që nuk do të donte ta kishte pjesë të dietës një frut me kaq shumë vlera ushqyese. Është një superushqim i pasur me vitamina, minerale dhe yndyrna të shëndetshme.
Avokadoja përmban vitaminën B6, kalcium dhe vitaminën E. Gjithashtu përmban fibra që janë shumë të shëndetshme për zorrët.
Gjysmë filxhani avokado ka 35 miligramë magnez. Ky mineral ndihmon gratë të forcojnë sistemin e tyre imunitar duke ushqyer lëkurën, flokët dhe thonjtë.
Një avokado siguron rreth 517 miligramë kalium, i cili është thelbësor për performancën e muskujve dhe kontrollon presionin tuaj të gjakut./e.b-abcnews.al