Europa rikthehet te triumfi në Mosconi Cup (5 më të mirët e Europës kundër 5 më të mirët e SHBA-ve) dhe e bën në mënyrë spektakolare, duke dominuar. SHBA, pasi kishte fituar dy edicionet e fundit të këtij kompeticioni të madh, u dorëzua shumë shpejt, pasi ekipi i Europës i mbylli llogaritë që në ditën e tretë.
11-3 ishte rezultati i përgjithshëm, ndërkohë që skocezi Jason Shaw u zgjosh MVP i turneut të zhvilluar në Londër. Pjesë e ekipit të Europës ishte edhe bilardisti i talentuar shqiptar, Eklent Kaçi. Kurbinasi e nisi turneun me një marrje spektakolare të sfidës së parë ekipore.
Gjithsesi në duelin e tij me Billy Thorpe bëri një faull dhe nga 3-0 Amerika më pas e përmbysi gjithçka në 3-5. Më pas ekipi i Europës barazoi dhe Kaçi fitoi duelin me Chris Robinson. Një përballje mjaft e fortë, që u mbyll me rezultatin 5-4 në favor të bilardistit shqiptar.
Ajo sfidë i dha epërsinë 2-1 Europës, që ditën e parë e mbylli 3-2, ndërsa në të dytën ishin perfektë, duke e çuar gjithçka në 8-2. Kaçi luajti sërish, këtë herë me austriakun Albin Ouschan si partner. Fitores e dyshes europiane ndaj rivalëve amerikanë.
Dje u zhvilluan betejat e fundit dhe ai që i vuri vulën ishte Jason Shaw, i cili mundi Shane Van Boening dhe riktheu Mosconi Cup në Europë. Një paraqitje e mirë e bilardistëve të Europës, me Kaçin, Joshua Filler dhe Fedor Gorst që zhvilluan ndeshje në nivel të lartë dhe triumfuan. /abcnews.al
??? ?????? ??? ?????????
Jayson Shaw has beaten Shane Van Boening 5-3 to complete an 11-3 drubbing of Team USA!
? Europe are BACK at the partypoker #MosconiCup
Posted by Matchroom Pool on Thursday, December 3, 2020