7 gjëra që i ndodhin trupit tuaj, në dimër

schedule21:49 - 3 Dhjetor, 2020

schedule 21:49 - 3 Dhjetor, 2020

Temperaturat e ulëta në dimër në bëjnë që të qëndrojmë brenda në shtëpi dhe na ekspozojnë më shumë ndaj viruseve dhe infeksioneve të stinës. Moti i ftohtë gjithashtu mund të ndikojë edhe në trupat tanë, duke sjellë një sërë ndryshimesh të cilat abcnews.al do jua tregojë më poshtë.

1. Gjuha bëhet më aktiven sesa zakonisht

Koha e ftohtë i bën buzët të ndihen të thata dhe shpesh herë tundohemi duke i lagur me gjuhë. Megjithëse ky është një lehtësim i përkohëshëm, ky zakon i bën buzët tuaja të çahen. Pështyma avullohet shumë shpejt, duke i lënë buzët tuaja më të thata se më parë. Ajo gjithashtu përmban shumë enzima që janë të ashpra për buzët tuaja delikate.

2. Mund të këni dhimbje dhëmbësh

Nëse keni dhëmbë të ndjeshëm, mund të përjetoni dhimbje të mprehtë dhe shpuese kur jashtë është shumë ftohtë. Ajri i ftohtë mund të arrijë nervat brenda dhëmbit dhe të shkaktojë dhimbje. Stomatologët rekomandojnë të merrni frymë me hundë kur jeni jashtë, dhe të mbështillni një shall rreth gojës tuaj.

3. Sheqeri në gjak rritet

Moti i ftohtë inkurajon trupin tonë të lëshojë hormone të stresit që të rrisë nivelet e sheqerit në gjak. Gjithashtu, në dimër, rritja e sheqerit në gjak ndodh edhe për shkak se zgjedhim më shumë të rrimë në shtëpi dhe jemi më pak të motiuar për t’u ushtruar. Meqenëse aktiviteti fizik ul sheqerin në gjak, mjekët rekomandojnë të ushtroheni në shtëpi gjatë dimrit.

4. Mund të humbni peshë

Ndërsa është e vërtetë që shumë njerëz shtojnë peshë në dimër, është gjithashtu më e lehtë për trupin të djegë kalori kur është e ftohtë. Kur trupat tanë po përshtaten me temperaturat e ftohta, ne prodhojmë nxehtësi dhe djegim energji shtesë. Kur dridhemi për t’iu përshtatur të ftohtit, ne po djegim më shumë kalori për të gjeneruar nxehtësi.

5. Kemi më shumë rrudha

Për këtë nuk mund të fajësojmë plotësisht dimrin, por ajo që ju duhet të dini është se në të ftohtë lëkura është shumë më e ndjeshme ndaj dëmtimeve. Për shkak se ka një rënie të lagështisë në ajër gjatë muajve të ftohtë, lëkura fillon të thahet.

6. Shikimi mund të përkeqësohet

Sytë janë më të rrezikuar në dimër sesa në verë. Shpesh harrojmë të mbëjmë syze dielli që në mbrojnë nga rrezet ultravjollcë në sezonin e ftohtë. Edhe dielli që refekton nga bora mund të dëmtojë shumë sytë.

7. Trupi dehidratohet më shpejt

Gjatë muajve të dimrit, harroni të pini ujë pasi rrallë jeni të etur. Për shkak se djersisini më pak në mot të ftohtë, keni tendencë të pini më pak ujë, duke menduar se jeni mjaftueshëm të hidratuar. Por të ndjeheni më pak të etur nuk do të thotë që trupi juaj ka nevojë për më pak ujë dhe është e rëndësishme të pini sasinë e duhur të ujit që i nevojitet trupit tuaj çdo ditë./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!