Buzëqesh Luis Enrique: Belgjika dhe Franca më të fortat, Italinë s’e njoh mirë

schedule19:47 - 3 Dhjetor, 2020

schedule 19:47 - 3 Dhjetor, 2020

Sot u hodh shorti i “Final Four” në Nations League dhe goglat vunë Spanjën kundër Italisë. Një short që gëzon Luis Enrique, trajnerin e kombëtares iberike. Sfida tjetër për fitimin e trofeut të Nations League, është Belgjikë-Francë, skuadra që Luis Enrique i cilëson si më të fortat.

Mendoj se kombëtarja më e fortë është Belgjika, më pas vjen Franca. Italinë nuk e njoh shumë mirë, e di që po kalon një periudhë ndryshimi, por kemi kohë për t’i studiuar mirë. Do i analizojmë pikët e tyre të forta dhe të dobëta.

Fitorja 6-0 që arritëm me Gjermaninë, tregon që kemi bërë progres. Sulmi ynë u tregua i fortë dhe gjermanët e vuajtën qarkullimin tonë te topit. Gjithsesi, skuadra e Low mbetet një nga favoritët për fitimin e Euro 2021“, deklaron Luis Enrique. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!