Ylli i ri i Liverpool, Diogo Jota: Qaja për futbollin, babai u “dorëzua”

schedule17:15 - 3 Dhjetor, 2020

schedule 17:15 - 3 Dhjetor, 2020

Liverpool pagoi 45 milion euro në arkat e Wolves në muajin shtator dhe siguroi shërbimet e Diogo Jota. Portugezi i krahut të majtë të sulmit, po rezulton një goditje fantastike për kampionët e Anglisë.

9 gola deri tani, nga të cilët 5 në Premier League dhe 4 në Champions League. 23-vjeçari po shfaq cilësitë e tij më të mira, teksa për The Athletic zbulon një prapaskenë në lidhje me fillimet e tij në futboll.

Për sa mbaj mend, futbolli ka qenë gjithmonë pasioni im. Më kujtohet kur isha rreth 6 vjeç, babai më regjistroi në një kurs noti. Iu luta, duke qarë, nëse mund të filloja të luaja futboll.

Preferoja më shumë të luaja futboll sesa të qëndroja në pishinë. CR7? Nuk e harroj Euro 2004, Portugalia arriti në finale, por humbi duke mos e fituar kupën. Cristiano Ronaldo ishte heroi im.

Ndonjë këshillë për të rinjtë? Unë besoj se rrugëtimi im futbollistik tregon se ka vetëm një sekret: asnjëherë nuk duhet të dorëzohesh. Çdo eksperiencë të përmirëson, si pozitive apo negative.

Ka raste kur gjërat ecin për mrekulli, në momente të tjera ecin keq, por gjithmonë duhet të luftosh për të arritur atë që dëshiron“, deklaron lojtari portugez i “The Reds”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!