Dëmtim te Juventusi dhe një rast pozitiv te Cagliari. Problemet në mbrojtjen e kampionëve të Italisë nuk kanë fund dhe Merih Demiral është frenuar sërish.
Mbrojtësit turk nuk po i shqiten problemet fizike dhe në ndeshjen e mbrëmjes së kaluar në Champions League kundër Dynamo Kyiv, pësoi një dëmtim muskulor në kofshën e djathtë.
22-vjeçari u largua nga fusha në minutën e 69-të dhe gjendja e tij do të vlerësohet pas 10 ditëve. Demiral sapo ishte kthyer nga një dëmtim, teksa tani do i bashkohet kapitenit Chiellini në infermieri.
Juventusi luan derbin ndaj Torinos ditën e shtunë (18:00) dhe trajneri Andrea Pirlo ka në dispozicion vetëm tre qendërmbrojtës: Leonardo Bonuccin, Matthijs De Ligt dhe brazilianin Danilo.
? | COMUNICATO
Adam #Ounas positivo al #Covid19.
➡️ https://t.co/ictFGTb3xp pic.twitter.com/4L9ikg09vk
— Cagliari Calcio (@CagliariCalcio) December 3, 2020
Cagliari luan jashtë fushe me Hellas Veronën ditën e diel dhe Adam Ounas do të mungojë. 24-vjeçari algjerian ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe ka nisur menjëherë karantinën. Negative tamponët për pjesën tjetër të ekipit sard. /abcnews.al