Banorë të Krushës të indinjuar kanë protestuar para Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë, pas përgjysmimit të dënimit të kriminelit Darko Tasiç, njërit nga personat e dënuar për krime të luftës në Kosovë.
Me pankarta në duar, Duam drejtësi, dënim për kriminelin”, “Krusha nuk fal gjak”, “Ku janë? 20 vjet në pritje Krusha e Vogël”, ata protestojnë në shenjë revolte me uljen e dënimit ndaj, Darko Tasiç.
Sipas pikës 1 të aktakuzës, Tasiq në Krushë të Vogël mori pjesë në konfiskim të pasurisë, plaçkitje, shkatërrim të paligjshëm dhe të qëllimshëm të pasurisë (djegien e shtëpive) që nuk justifikohej me nevojat ushtarake.
Ndërsa sipas pikës 2 të aktakuzës, ai akuzohej edhe me veprime të tjera si pjesëmarrje në përdhosjen e trupave të pajetë të personave të paidentifikuar, duke i djegur ato dhe duke i hedhur në lumin Drin.
Edhe kur u dënua me 22 vjet, krushjanët para Gjykatës në Prizren protestuan ashpër duke thënë se po iu bëhet padrejtësi për herë të dytë familjarëve të tyre të vdekur.

