Kreu i delegacionit të Parlamentit Europian që përfaqëson partinë qeverisëse të Hungarisë është në shënjestër për përjashtimin nga grupi i tij politik sipas legjislaturës së Bashkimit Europian pasi krahasoi udhëheqësin e grupit me Gestapon( policia zyrtare sekrete e Gjermanisë naziste).
Anëtarët e Partisë Popullore Europiane kanë bërë thirrje për një votim mbi përjashtimin e Tamas Deutsch.
Deutsch është një anëtar themelues i partisë së djathtë në pushtet të Hungarisë, Fidesz, e cila i përket Partisë Popullore Europiane.
Në një letër që fillimisht iu dërgua kreut të EPP në Parlamentin Europian, Manfred Weber dhe më pas të gjithë anëtarëve të grupit, ligjvënësit e BE shprehën “shqetësimin dhe padurimin gjithnjë e në rritje të radikalizmit dhe abuzimeve verbale të disa deputetëve të Fidesz”.
Nënshkruesit kërkuan që të mbahej një votim mbi shkarkimin e Deutsch në takimin e ardhshëm të grupit në 9 dhjetor.
Weber, i cili përfaqëson Gjermaninë, ka qenë kritik ndaj vendimit të Hungarisë dhe Polonisë për të vendosur veton në miratimin e buxhetit të ardhshëm shtatë-vjeçar të BE-së dhe fondit të rimëkëmbjes për krizën që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit.
Diçka që të dyja vendet e kanë kundërshtuar për shkak të një të ashtuquajturi mekanizëm i sundimit të ligjit që do të lidhte pagesën e Fondeve të BE-së për kauzën e vendeve në standardet demokratike.
Weber e kishte quajtur veton “të pavlerë” dhe tha nëse liria e medias dhe pavarësia gjyqësore do të mbështeteshin në Hungari, udhëheqësit e vendit nuk kishin asnjë arsye të kishin frikë nga mekanizmi i sundimit të ligjit.
Deutsch tha për dy media hungareze javën e kaluar se komentet e Weber-it i kujtonin ” Gestapon dhe (policisë sekrete të epokës komuniste të Hungarisë) AVH”.
“Nëse nuk keni asgjë për të fshehur, nuk duhet të keni frikë. Më kujtohet mirë që Gestapo dhe ÁVO [AVH] kishin të njëjtën moto,” tha Deutsch.
“Kjo është ajo që ata deklaruan. Ishte përvoja historike e atyre që jetonin në Gjermani dhe Hungari në kohën, ku nuk kishin frikë nga asgjë pasi nuk kishin asgjë për të mbuluar.
“Manfred Weber nuk po thotë të vërtetën sipas disa vlerësimeve subjektive të të drejtave të Bashkimit Europian që janë në përputhje me mendimet aktuale politike”
Në letrën që kërkohet shkarkimi i Deutsch, ligjvënësit e EPP i quajtën vërejtjet e tij “tronditëse dhe të turpshme”.
Deutsch tha për gazetën pro-qeveritare Magyar Nemzet të martën se përpjekja për ta dëbuar atë nga EPP ishte prova se Hungaria duhet të “përdorë të gjitha mjetet” për të ndaluar miratimin e mekanizmit të sundimit të ligjit.
Delegacioni hungarez në Partinë Popullore Europiane gjithashtu po përballet me lajmin se një tjetër ligjvënës i vjetër kishte marrë pjesë në një festë të paligjshme në Bruksel. Eurodeputeti i Fidesz József Szájer dha dorëheqjen të dielën pas lajmit që doli në media se festa e mbajtur ishte cilësuar si një orgji.
EPP pezulloi anëtarësimin e Fidesz në 2019 lidhur me shqetësimet se po dëmtonte sundimin e ligjit në Hungari dhe po përfshihej në një retorikë anti-Bruksel.
Përçarja më e madhe në marrëdhëniet midis politikanit bavarez dhe qeverisë hungareze ishte votimi i raportit Sargentini në Parlamentin Europian në 2018.
Pas debatit mbi raportin dhe diskutimit me dyer të mbyllura të EPP, Weber tha se ai do të mbështeste raportin dhe, për herë të parë në historinë e BE, do të fillonte një procedurë të Nenit 7 kundër Hungarisë.
Në një intervistë me gazetën belge De Standaard, Weber tha se EPP do të kishte marrë një vendim për përjashtimin e Fidesz nga grupi po të mos ishte pandemia e koronavirusit. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al