Ka arritur në 176 të vdekur, bilanci trajgik i shkaktuar nga përmbytjet në jug të Japonisë. Kjo është konfirmuar nga një zëdhënës i qeverisë së Tokios. Megjithatë, bilanci është ende provizor pasi dhjetra persona rezultojnë akoma të zhdukur. Shpresat për të gjetur të mbijetuar sa vijnë e shuhen. Kryeministri Shinzo Abe ka vizituar zonat e goditura. Ndërkohë, disa ditë më parë një stuhi me shirra të rrëmbyer shkaktuan daljen e shumë lumenjëve nga shtrati dhe për pasojë përmbytjen e shumë zonave. Numri më i madh i viktimave është regjistruar në Hiroshima. Vërshimet e ujit dhe rrëshqitjet e dheut kanë shkatërruar banesa të shumta dhe biznese. Mbi 2 milionë persona janë evakuuar. /abcnews.al
Japoni, përkeqësohet bilanci i viktimave nga përmbytjet, 176 të vdekur
schedule16:25 - 11 Korrik, 2018
schedule 16:25 - 11 Korrik, 2018