Epidemiologu Ilir Alihmehmeti është karantinuar në banesë pasi ka shfaqur shenja të koronavirusit. Në një bisedë me gazetarin Endri Xhafo në ABC, ai zbuloi se ka simptoma të lehta dhe ndodhet në banesë.
Gazetari Endri Xhafo: Shumë faleminderit. Nëse jemi me Covid I bie të jeni totalisht asimptomatik duke pasur parasysh energjinë me të cilën përballuat bisedën
Epidemiologu Ilir Alihmehmeti: Totalisht nuk jam më besoni. Por jam lehtë.
Gazetari Endri Xhafo: Shumë faleminderit, ta kaloni sa më lehtë.
Ai tha se aleanca ku është pjesë Shqipëria, COVAX, nuk ka ende kontratë me Fizerin apo Modernan të cilat janë një hap para kompanive të tjera. Rikthimin në normalitet, Alimehmeti thekson se është herët për ta parashikuar, ndërsa shtoi se shpresat janë që të ulet numri i personave që kanë nevojë për trajtim spitalor. /mv.abcnews.al