Nga Esiona Konomi
Bashkimi Evropian nuk do t’i nisë bisedimet për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut këtë vit.
Shtyrja sipas numrit dy të Partisë Socialiste nuk lidhet me kushtet e pa plotësuara nga Shqipëria, por nga problemet që Bullgaria i ka hapur Maqedonisë.
“Nuk duhet të harrojmë se Gjermania flet duke sjellë të gjithë sensibilitetet e vendeve anëtare. Ne rast se këto vende siç është diskutimi mes Bullgarisë dhe Maqedonisë që kanë përdorur të drejten e vetos për të caktuar datën e konferencës së parë ndërkombëtare tregon se nuk ka një konsensus mes 27 vendeve”, ka thënë ndër të tjera numri dy i PS-së.
Taulant Balla nuk mendon që Gjermania po e ndëshkon Shqipërinë.
“Nuk bëhet fjalë për një ndryshim të qëndrimit të Gjermanisë, Gjermania në çdo moment ka pasur dëshirën që konferenca ndërqeveritare të mbahet në dhjetor të këtij viti në përfundim të presidencës gjermane”, ka thënë Balla.
Megjithëatë, në raportin e BE-së nënvizohej se Shqipëria nuk ka ende funksionale gjykatën Kushtetuese dhe as një ligj me standarde për median.
“Në ditët në vijim do të ketë anëtarë të rinj për gjykatën kushtetuese dhe në ditët në vijim Shqipëria do të ketë një ligj për mediat”, është shprehur ai.
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut prisnin të mblidheshin në konferencën e parë bashkëqeveritare këtë vit, dhe interesim i vendit tonë ka qenë që të mos ndahej nga fqinji lindor e për t’i hedhur hapat së bashku. /abcnews.al