Seksi i mirë shijohet në te 30-at! Të paktën kështu është shprehur gazetarja Zhaklina Lekatari në programin “ABC e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi. Ky i fundit, në momentin që Zhaklina nënvizon se “seksi mësohet se si bëhet”, e pyet se ku ka mësuar të bëj seks.
Zhaklina tha se seksin e ka shijuar rreth të 30-ate, sepse në këtë moment e ka zotëruar shumë mirë veten.
“Seksin vërtet kam shijuar afër të 30-ave. Unë deri ne moshën 25-26 vjeçare nuk e kuptoja, nuk ishte i rendesishem për mua sepse unë nuk ndihesha mirë me veten dhe nuk e zotëroja plotësisht veten dhe seksualitetin tim.
Ndërkohë të pranishëm në këtë diskutim ishin Lura Elezi dhe Nora Malaj. Kjo e fundit shtoi me të qeshur se e ka shijuar me shumë seksin në martesë. “Në fejesë jo dhe aq, por në martesë”, tha Nora Malaj.
Ndër të tjera Lura shton se: “Dua të shtoj diçka le të më marrin inat se për femrat është gjtihmon më e vështirë se i duket si diçka e turpshme dhe mendon se duhet të ketë prioritet mashkulli në shtrat. Në momentin e kupton që sduhet ti japësh prioritet por veten çliron shum gjëra të bukura”.