Në kuadër të Ditës Nderkombëtare të SIDA-s në programin “ABC e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi u diskutua për kulturën seksuale në familjet shqiptare. Sa e mundur është që mes brezave të fliten tema të tilla, apo ende jane tabu?
Nora Malaj, Lura Elezi dhe Zhaklin Lekatari u përfshinë në diskutime të forta duke u ndalur në këshilla, përvoja personale dhe të vërteta për kulturën seksuale ne Shqipëri.
Lura Elezi e cila njihet për menyrën e të folurit troç në media, tha se prindërit duhet të jenë të kujdesshëm me femijët pasi kane dëshirë të njohin veten e tyre.
Ajo ndau ne ABC e Pasdites këtë përvojë personale:
“Unë bashkë me një shoqen time dhe shokun tonë, kemi qenë shumë të vegjël i shikonim njeri tjetrit organet gjenitale me një kuriozitet shumë të pastër. Në këtë moment nese prindërit do futen, kjo është si diçka jo e mirë ndaj këtu duhet stopuar”.
Nora Malaj tregoi momentin e vështirë kur trupi i femrës pëson ndryshimet biologjike, siç është ardhja e ciklit menstrual.
“Për herë të parë neve na erdhi cikli menstrual, po flas për veten time. Unë që nga ai moment distancohesha nga çunat se kisha dëgjuar se po të rrinte ai djali afër meje unë do ngelesha shtatzanë”.