Elseid Hysaj “shkelmon” koronavirusin, tamponi e nxjerr negativ

schedule14:19 - 1 Dhjetor, 2020

schedule 14:19 - 1 Dhjetor, 2020

Elseid Hysaj mposht koronavirusin, ashtu sikurse edhe Marash Kumbulla një ditë më parë, Mbrojtësi i kombëtares shqiptare doli pozitiv në testin e bërë para sfidës që Shqipëria luante në Nations League kundër Kazakistanit.

Ai mungoi në atë përballje dhe në të radhës kundër Bjellorusisë. Hysaj u fut në karantinë në Shqipëri dhe tani në Itali Corriere del Mezziogiorno raporton se në tamponin e radhës ka rezultuar negativ.

Kështu ai sot mund të fluturojë drejt Italisë dhe të bashkohet me pjesën tjetër të futbollistëve te Napoli. Deri në janar ai do të jetë pjesë e skuadrës italianë dhe më pas mund të transferohet në ekip tjetër, nëse nuk rinovon.

Në “pole” mendohet të jetë Roma, që e ka kërkuar edhe më parë mbrojtësin e kombëtares shqiptare. Hysaj është pjesë e Napolit prej vitit 2015, kur u ble tek Empoli për rreth 6 milion euro. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!