Specialja në Hagë publikojnë dosjen e plotë, 235 faqe ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

schedule08:01 - 1 Dhjetor, 2020

schedule 08:01 - 1 Dhjetor, 2020

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë publikuar në faqen zyrtare një dosje me 235 faqe që përmban, vendimin e aktakuzës së plotë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët akuzohen për krime lufte.

I njëjti vendim është marrë më 26 tetor të vitit 2020, por që është publikuar një muaj më pas, saktësisht më 30 nëntor.

Në pikat e aktakuzës, për të cilat ish-krerët e UÇK-së i dërguan në fillim të muajit nëntor në Hagë, janë për vrasje, tortura e krime në fshatra të ndryshme si, Likoc, Jabllanicë, Llapushnik, Malishevë, Bajgorë, Volljakë, Drenoc etj.

Madje në gjithë këtë dosje, janë edhe datat, vendet dhe detaje të tjera.

Në pikën 142 të kësaj aktakuze, thuhet se “Gjyqtari i procedurës paraprake konstaton se materiali mbështetës tregon se, ndërmjet muajit Prill dhe fundit të Korrikut 1998, të paktën 13 individë u morën në paraburgim nga anëtarët e UÇK-së në kompleksin e kazermave të ruajtura të UÇK-së me një shtëpi me katër dhoma, në dalje të Jabllanicës.

Pos kësaj, në bazë të konkluzioneve të nxjerra nga Dhomat e Specializuara, krime të tilla pretendohet se janë kryer në qendra të tjera të paraburgimit dhe në veri të Shqipërisë, kundër të paktën 392 individëve, nga prilli i 1998-s deri në gusht të 1999-s./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!