Leicester City kishte shansin t’i bashkohej Tottenham dhe Liverpool në krye të Premier League me një fitore sot, por dështoi në shtëpi kundër Fulham.
“Dhelprat” e Rodgers u mposhtën 1-2 në fushën e tyre. Miqtë shënuan dy herë pas gjysmë ore lojë (Lookman dhe Cavaleiro) dhe e mbyllën pjesën e parë në avantazh të dyfishtë.
Fulham pick up their first #PL away win of the season with an impressive performance at Leicester#LEIFUL pic.twitter.com/8Y68IVwwTB
— Premier League (@premierleague) November 30, 2020
Vardy me shokë u zgjuan vonë dhe shkurtuan rezultatin vetëm katër minuta përpara fundit. Harvey Barnes dërgoi topin në rrjetë, por nuk mjaftoi për të evituar humbjen.
Kjo ishte humbja e dytë radhazi për Leicester City, që vijon të renditet në vend të katërt, tre pikë larg kreut. Fitore fantastike për Fulham, që ngjitët në kuotën e 7 pikëve. /abcnews.al