“Më pëlqente të luaja me kukulla”, make-up artist shqiptar tregon si i lindi dëshira për profesionin

schedule20:12 - 30 Nëntor, 2020

schedule 20:12 - 30 Nëntor, 2020

Arbër Bytyqi është një ndër make-up artistët më të famshëm nga Kosova, i cili ka grimuar shume emra të njohur nga Dafina Zeqiri te Dhurata Dora.

I ftuar pasditen e sotme te Rudina Magjistari, ai ka treguar si i lindi dëshira për t’u bërë grimier dhe si e ka kuptuar këtë gjë.

Ndër të tjera, moderatorja e pyeti se kur ka qenë momenti që ti e ndjeve se të tërhiqte ky lloj profesioni.

“Si fëmijë, vizatimin e parë që kam bërë ka qenë një gocë, një fustan dhe sy. Në atë moment mami është konsultuar me një psikolog dhe i ka thënë që ky e sigurt kur të rritet ka për t’u marrë me të bukurën. Që fëmijë më ka pëlqyer të luaj me vajza me kukulla, pra gjithmonë të bukurën e kam dashur. Nuk më kanë lënë prindërit që ta ushtroj si profesion dhe u detyrova të përfundoj ekonominë fillimisht”, u shpreh Arbri. l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!