Hapja e negociatave me BE, Reeker letër Zaev

schedule08:44 - 30 Nëntor, 2020

schedule 08:44 - 30 Nëntor, 2020

Ndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit për çështje evropiane dhe të Euro-Azisë, Philip Reeker i ka dërguar një letër kryeministrit maqedonas Zoran Zaev, ku thekson zhgënjimin për shkak të dështimit në arritjen e marrëveshjes nga vendet anëtare të BE-së për kornizën negociuese me Maqedoninë e Veriut.

Integrimi në Bashkimin Evropian mbetet interesi ynë i përbashkët dhe ne do të vazhdojmë ta çojmë përpara atë me partnerët tanë evropianë në mbështetje të organizimit të konferencës ndër-qeveritare me Maqedoninë e Veriut gjatë presidencës gjermane.

Ndër të tjera në letrën e tij Reeker thekson mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për synimet dhe përpjekjet e Shkupit drejt përparimit dhe integrimin evropian.

Ndërkohë, Bullgaria fqinje ka bllokuar procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me historinë dhe gjuhën e popullit maqedonas.

Reeker inkurajon Maqedoninë e Veriut dhe vendet e BE-së që të kërkojnë zgjidhje për çështjet dypalëshe jashtë integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian./abcnews.al