Gimnasia La Plata nuk donte të luante. Diego Maradona nuk jeton më dhe për ta ishte më e vështirë se për këdo. Legjenda argjentinase ishte trajneri i tyre dhe kërkuan që të mos zbrisnin në fushë, edhe pse ishte një ndeshje e Kupa Diego Maradona.
Fillimi i ndeshjes ishte i vështirë. Një minutë heshtje, fotografia e Maradonës përpara tyre, një tjetër në monitorin e stadiumit, ndërkohë që në ajër fluturonte edhe një balonë me ngjyrat e flamurit.
Sigurisht me numrin 10 në të. Kamerat në krahun tjetër po regjistronin gjithçka, edhe lotët e futbollistëve. Thonë që burrat nuk qajnë, por janë vetëm fjalë. Dhimbja për humbjen e një legjende pikëlloi gjithë botën dhe përjashtim nuk mund të bënin futbollistët që stërviteshin nga Maradona, më i madhi i të gjitha kohërave në futboll.
Të detyruar për të luajtur, Gimnasia zbriti në fushë, lojtarët fshinë lotët dhe fituan. Gol dhe fitore e dedikuar për Maradonë. Pak buzëqeshje dhe tani në klubin argjentinas duhet te mësohen me realitetin e ri. Diego nuk jeton më… /abcnews.al
¡Lo jugamos con el corazón!
?♾? pic.twitter.com/XcWz5hhAsS
— #Gimnasia ? (@gimnasiaoficial) November 29, 2020