Numër i lartë i rasteve të reja me Covid, në Gjirokastër nuk ka mjek infeksionist

schedule14:49 - 28 Nëntor, 2020

schedule 14:49 - 28 Nëntor, 2020

Në Gjirokastër nuk ka mjek infeksionist. Spitali i qarkut më të madh të Shqipërisë në jug të vendit, 9 muaj nga nisja e pandemisë së Covid, nuk ka këtë specialitet mjeku, kaq të domosdoshëm për ndjekjen e pacientëve në këtë situatë.

 “Kemi 3 mjek pneumolog por nuk kemi mjek infeksionist”.

Shefi i Epidemiolgjisë në Gjirokastër, Arenc Brahimi, nuk tregon si ndiqen personat e prekur me Covid, pa një mjek infeksionit.

Por thotë ndërkohë se spitali i Gjirokastrës e ka pavionin ku mund të shtrohen paciente me koronavirus. Ai tregon numrin e rasteve aktive me Covid në këtë qark.

Janë mbi 240 qytetarë me Covid pozitiv dhe përveç këtyre janë edhe persona të tjerë të diagnostikuar me anë të skanerit, të cilët ndiqen nga mjeku i familjes”, është shprehur ai.

Edhe ne Gjirokaster numri më i lartë të infektuarve aktive është në qytet, për shkak të aktivitetit me të ngjeshur administrativ, social dhe tregtar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!