Getinjo “nuk pyet” për shifrat, çmimi i veshjes së fundit mbart disa zero

schedule14:31 - 28 Nëntor, 2020

schedule 14:31 - 28 Nëntor, 2020

Reperi i njohur shqiptar, Getinjo, mundohet që gjithmonë të paraqitet me stil dhe i kuruar në detaje para publikut. Duket se për t’u dukur gjithnjë bukur dhe në trend me të rejat e fundit, ai  shpenzon mjaftueshëm të ardhura.

Në një fotografi të publikuar së fundmi në rrjetet sociale, Getinjo është shfaqur me një veshje e cila në total kushton rreth 3525 eurosh. Mesa duket të ardhurat e mira nga muzika, ia mundësojnë reperit që të bëjë një jetë mjaft të mirë dhe luksoze.

Kujtojmë që ai ka paralajmëruar se më datë 11 dhjetor do të publikojë bashkëpunimin e tij më të ri me vëllanë e tij, Mozzik, të titulluar “El Chapo”. l.k/abcnews.al