Davide Calabria, mbrojtësi i djathtë i Milanit, është rrëfyer së fundmi në një intervistë të dhënë. Sezonin e shkuar nuk munguan kritikat për të dhe nuk i fsheh vështirësitë, sikurse edhe tregon se si ia doli ta përballonte gjithçka dhe të kthehej në formën më mirë. Ky Milan nuk ka shumë sekrete, veç Piolit, lojtarëve dhe Zlatan Ibrahimovic. Calabria flet hapur dhe nuk frenohet kur flitet për titullin kampion.
SEZONI I SHKUAR – “Kisha disa probleme vjet, por e binda veten që të mos dorëzohesha. Nuk kërkova ndihmë, e shtyva veten të dal nga ajo situatë. Tani dua t’i tregoj vetes dhe atyre që më kritikuan se mund të luaj. Është një mënyrë për të ushqyer veten me presion nëse do të luash në këtë nivel”, u shpreh fillimisht mbrojtësi “StarCasino”.
TRAJNERI – “Me Piolin jam ulur dhe kam folur me të si burrat. Biseduam për atë që nuk po funksiononte. Pas asaj dite krijuam një raport të fortë, siç ai e ka me gjithë skuadrën. Nuk është rastësi që një skuadër paraqitet mirë, pasi e ndjen atë lidhje emocionale. Në mënyrë të pavetëdijshme jep pak më shumë në fushë. Në po japim gjithçka dhe trajneri gjithashtu”.
IBRAHIMOVIC – “Mendoj se ishte shumë i rëndësishëm mbi të gjitha në fillim, pasi na bëri të kuptojmë se çfarë do të thotë të duash të fitosh. Ju kurrë nuk duhet të flini mbi dafina. Kurrë nuk dihet të ndihesh i ngopur. Mentaliteti që pashë tek Ibrahimovic është diçka që nuk e kam parë kurrë në ndonjë lojtar.
Ai u kthye në Milano për të sfiduar veten dhe gjithashtu për ta ndihmuar të gjithëve ne për të ardhmen. Nuk do e kemi atë për shkak dëmtimi dhe me zor po presim që të rikthehet. Në të njëjtën kohë duhet të provojmë se jemi një ekip i fortë dhe të japin më shumë nga vetja që ta kompensojmë mungesën e tij”.
TITULLI – “Pse të mos besojmë? Kufijtë e vetëm janë ato që i vendosim vetes. Ne duhet të mendojmë për sa më shumë të jetë e mundur. Pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë. Në çdo rast ne duhet t’i shohim ndeshjet njëra pas tjetrës”, përfundon Calabria. /abcnews.al