U vra “babai i bombës” se Iranit, Rouhani ka një mesazh të fortë për Izraelin

schedule10:07 - 28 Nëntor, 2020

schedule 10:07 - 28 Nëntor, 2020

Irani ka reaguar pas vrasjes së  shkencëtarit të shquar iranian, i cilësuar si “babai i bombës” duke deklaruar se Irani po pret kohën dhe momentin e duhur për të vepruar, sipas një deklaratë të presidentit Hassan Rohani në një fjalim televiziv, një ditë pas vrasjes së Mohsen Fakhrizadeh.

Rohani fajësoi Izraelin për vrasjen.

“Populli ynë është shumë i zgjuar për të rënë në grackën e regjimit Sionist (Izraelit). Ata duan të krijojnë kaos, por duhet ta dinë që ata janë në synimin tonë dhe se nuk do të kenë kurrë  sukses në planet e tyre. “… Irani sigurisht do t’i përgjigjet martirizimit të shkencëtarit tonë në kohën e duhur,” theksoi presidenti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!