Fanellat më të shitura, zbuloni lojtarin e preferuar të amerikanëve

schedule09:30 - 28 Nëntor, 2020

schedule 09:30 - 28 Nëntor, 2020

Tifozët e futbollit e shprehin pëlqimin për lojtarin e tyre të preferuar me anë të fanellave që ata blejnë.  “Soccerdot.com”  ka bërë një studim se kush janë fanellat më të shitura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Fanella që është blerë më shumë është ajo e kapitenit të Barcelonës, Lionel Messi, e cila është e preferuara e amerikanëve në 20 nga 50 shtetet. Më pas vjen ajo e yllit të kombëtares amerikane, Christian Pulisic, e cila është më e shitura në 18 shtete.

Sulmuesi i Juventus, Cristiano Ronaldo, rezulton i preferuar në vetëm 5 shtete. Ajo që bie në sy janë dhe emra të tjerë si Dele Alli, Marcus Rashford, Bruno Fernandes, Anthony Martial, Sadio Mane apo dhe ai i Leonardo Bonuccit.

Bomberi i Liverpool ka numrin më të madh të fanellave të shitura në Oregon, ndërsa në Vermont banorët preferojnë Dele Allin. Mbrojtësi i vetëm që ka arritur të këtë numrin më të madh të fanellave të shitura është italiani Bonnuci në shtetin e South Dakotas. Ky studim është bërë nga data 1 tetor 2020 deri në 22 nëntor 2020. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!