Shumë njerëz e lënë barkun bosh për shumë orë, sepse mendojnë se do të humbin peshë më lehtë ose sepse kanë një ritëm të shpejtë në jetën e tyre të përditshme dhe neglizhojnë të hanë shpesh.
Sidoqoftë ka disa gjëra që patjetër nuk duhet të bëhen me stomak bosh. Zbulojeni më poshtw:
Konsumi i alkoolit
Kur stomaku është i zbrazët, alkooli kalon direkt në qarkullimin e gjakut, duke bërë që enët e gjakut të zgjerohen më shpejt, ndërsa ul rrahjet e zemrës dhe presionin e gjakut. Ndërsa përqendrimi i alkoolit në gjak rritet, ndjenja e dehjes gradualisht intensifikohet.
Udhëtimi dhe distancat e gjata
Kjo është veçanërisht e vërtetë për ata që janë të prirur për të përzier. Kini kujdes që të mos udhëtoni me stomak bosh dhe të hani një vakt të lehtë ose meze të lehtë para udhëtimit. Shmangni ushqimet dhe pijet që shkaktojnë gazra, siç janë pijet e gazuara, brokoli dhe lulelakra.
Konsumi i kafesë
Kafja e mëngjesit mund të jetë një kënaqësi por përpiquni të mos e konsumoni me stomak bosh. Kur pini kafe në stomak bosh, aciditeti i stomakut rritet, duke e bërë më të mundshme një urth. l.k/abcnews.al