Të dielën mbahen zgjedhje lokale në komunën e Podujevës dhe në Mitrovicën e Veriut. Sot, në ditën e fundit të fushatës, ka pasur një incident mes simpatizantëve të LDK-së dhe atyre të Vetëvendosjes në Podujevë.
Në garë janë Nexhmi Rudari i LDK-së, Shpejtim Bulliçi i VV-së dhe Naim Fetahu i PDK-së. Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale, ndërsa shihet një numër i madh qytetarëh duke u përplasur mes tyre, teksa disa të tjerë mundohen ta qetësojnë situatën. /abcnews.al/