Përfaqësuesja e femrave të Kosovës në futboll, u mposht 3-0 ditën e sotme në sfidën jashtë fushe ndaj Rusisë, takim i vlefshëm për eliminatoret e grupit A të Europianit.
Vajzat dardane e nisën shumë keq ndeshjen dhe i pësuan të tre golat brenda 12 minutave të para. Federova realizoi një dygolësh, ndërsa gjeti golin edhe Abdullina.
Kjo fitore e ka ngjitur Rusinë në vend të dytë me 21 pikë, ndërsa Kosova mbetet në vend të katërt me 10 pikë pas nëntë takimeve të luajtura. /abcnews.al
Ndeshjet eliminatore, grupi A
Rusi-Kosovë 3-0
(Fedorova 6′, 12′, Abdullina 9′)