Brdaric solli ritëm tjetër? Starova: Ç’bën Bayerni, e bëjnë edhe Vllaznia e Kukësi

schedule10:37 - 27 Nëntor, 2020

schedule 10:37 - 27 Nëntor, 2020

Vllaznia kryeson kampionatin me 10 pikë të grumbulluara në katër javë, ndërkohë që nuk mungojnë elozhet në studio të ndryshme televizive dhe në media për shkodranët.

Ajo që është vënë re këto javë është “uria” e madhe dhe dëshira e futbollistëve për të treguar vlerat e tyre. Edhe në emisionin “Pressing” në ABC u vu në dukje diçka e tillë nga Agim Canaj dhe Auron Miloti.

Sigurisht edhe ndryshimet në klub kanë pasur impaktin e vet edhe në ekip, ndërkohë që merita i jepet edhe trajnerit Thomas Bradric. Gjatë diskutimeve të mbrëmshme u theksua se Vllaznia ka një ritëm tjetër nga rivalët, madje edhe në stërvitje, prej trajneri gjerman.

Trajneri Sulejman Starova nuk ishte shumë dakord me këtë pjesë, duke ngulmuar se tani nuk është se ka ndonjë ndryshim të madh mes seancave stërvitore të ekipeve të ndryshme. “Ritmi i stërvitjes është njëlloj. Çfarë bën Bayerni e bën Kukësi. E bën edhe Vllaznia. Nuk ka më sekrete në stërvitje”, tha mes të tjerash Starova. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!