ABC siguron foton e Klodian Kolës, 27-vjeçarit që dyshohet se qëlloi për vdekje me armë gjahu shokun pa dashje. Mbrëmjen e djeshme Kola kishte dalë për gjah me Elidon Bashën 22-vjeç. Rreth orës 23:30 ai ka qëlluar pa dashje të riun.
Ky i fundit është dërguar menjëherë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, por ka humbur jetën rrugës si pasojë e plagëve të marra. Kola tashmë është shoqëruar nga policia dhe po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen e rëndë, ndërkohë që uniformat blu vijojnë punën për të sqaruar rrethanat e plota të saj.
Dy të rinj ishin miq edhe në rrjetet sociale. Ndërkohë familjarët e viktimës kanë mbushur rrjetin me dedikime prekëse për humbjen e të dashurit të tyre në moshë mjaft të re./mv.abcnews.al
Klodian Kola