Canaj zbërthen Vllazninë: Sekreti është Xhaferi, pse besoj tek ai ekip

schedule23:35 - 26 Nëntor, 2020

schedule 23:35 - 26 Nëntor, 2020

Agim Canaj, trajneri i njohur vlonjat, pjesë e panelit të emisionit “Pressing”ABC, ka drejtuar në të shkuarën Vllazninë dhe tashmë në rolin e specialistit fut në “lupë” shkodranët. “ Vllazninë e njoh mirë, e kam drejtuar edhe me Fushajn president, edhe me bashkinë.

Risia është Alban Xhaferi. Aty është problemi i ndërtimit të skuadrës, pasi nuk vendos trajneri. Vendoset në kushte shumë të vështira. Djarmatit dhe trajnerit iu dha koha e duhur. Ka pasur shumë vështirë. Kanë ndërtuar ekipin që kanë dashur.

Edhe tani u munduan të fusnin disa gjëra që nuk i përshtateshin asaj skuadre. Xhaferi ka futur konkurrencën dhe anën financiare, që e motivon skuadrën. Kanë ego dhe dëshirë. Ka edhe momente pasigurie në mbrojtje. Edhe me 140 lojtarë u mundua të bënte maksimumin. Në këto katër javë e meritojnë të jenë të parët”.

“Te  Vllaznia ka seriozitet maksimal, është një skuadër me ritëm për 90 minuta. Vllaznia nuk ka luhatje, ka mundur Tiranën kampione. Mënyra e të luajturit të jep shpresë te Vllaznia. Ka rëndësi që menaxhimi të shkojë te një person në Shkodër.

Risia është ndërtimi i ekipit nga zoti Xhaferi. Vllaznia ka një nivel loje. Shoh një Vllazni me ego dhe dëshirë për të luajtur. Kjo i ka munguar prej 8 vitesh, nuk ka qenë një problem trajneri”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!