Do të shuante krizën politike, Rusia nxit Lukashenkon të vazhdojë reformën kushtetuese

schedule16:20 - 26 Nëntor, 2020

schedule 16:20 - 26 Nëntor, 2020

Ministri i Jashtëm i Rusisë i ka kërkuar Presidentit të Bjellorusë Alexander Lukashenko të enjten që të respektojë marrëveshjet me Kremlinin dhe të vazhdojë me reformen kushtetuese.

Kjo do të shuante krizën politike në vend, pas muajsh protestash.

Lukashenko, i cili po përballet me thirrjet për të dhënë dorëheqjen pas zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit, për të cilat protestuesit thonë se ishin të manipuluara, premtoi gjatë bisedimeve me Presidentin rus Vladimir Putin në 14 shtator se ai do ta reformonte kushtetutën e Bjellorusisë.

Lideri bjellorus nga ana e tij e ka mohuar mashtrimin elektoral dhe ka siguruar një kredi prej 1.5 miliard dollarësh nga Moska, mbështetja politike e së cilës është jetike që ai të qëndrojë në pushtet. Ai më vonë tha se Bjellorusia mund të mbajë zgjedhje të reja pasi të ishin miratuar reformat kushtetuese.

Por kundërshtarët politikë e kanë hedhur poshtë propozimin për reformat si një taktikë “ngecje” ndërsa shtojnë se reformat nuk janë materializuar.

“Siç Presidenti Putin ka theksuar në mënyrë të përsëritur, ne jemi të interesuar të shohim këto nisma të nisin,”i tha Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, Lukashenkos gjatë një udhëtimi në kryeqytetin Bjellorus, Minsk.

Lavrov u shpreh publikisht se çfarë iniciativash të tjera mund të donte të shihte Moska.

Rusia ka kërkuar prej kohësh integrimin më të ngushtë me Bjellorusinë, por Minsku ka rezistuar, duke u druajtur se do të “përpihej” nga fqinji i saj më i madh, që e ka mbizotëruar në kohën Sovjetike. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!