Trajneri i Kukësit, Skënder Gega ditë më parë u infektua me koronavirus, teksa gjatë mëngjesit të djeshëm ai fluturoi drejt Turqisë, për një kurë më profesionale, pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.
I gjithë futbolli shqiptar është vënë në mbështetje të trajnerit të verilindorëve, drejt të cilit kanë shkuar mesazhe të shumta inkurajuese. Sot, përmes një story në WhatsApp Gega vendos t’i përgjigjet të gjithëve me falënderime dhe të tregojë se gjendja e tij po përmirësohet.
“Nuk gjej fjalë sesa shumë dua t’ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe kurajon që më keni dhënë në një moment të vështirë për mua. Mesazhet tuaja më kanë mbushur zemrën.
Tani jam drejt përmirësimit dhe shumë shpejt drejt shërimit. Respekt dhe mirënjohje nga unë dhe familja ime. Zoti ju bekoftë”, shkruan Gega. /abcnews.al