Spitalet greke pranë kolapsit, fillon transporti me avion i të sëmurëve

schedule10:10 - 26 Nëntor, 2020

schedule 10:10 - 26 Nëntor, 2020

Mëngjesin e kësaj të enjte tre pacientë me koronavirus në Greqi janë transportuar me një avion C130, i cili u nis nga Aeroporti Elefsina për në Kavala.

Avioni ka marrë  tre pacientë të sëmurë me koronavirus që po trajtoheshin në Spitalin e Dramës për ti transportuar për në Athinë.

Mediat vendase bëjne me dije se avioni ka kapacitetin për të transportuar tre pacientë, secili prej të cilëve duhet të shoqërohet nga një mjek, i cili do të jetë përgjegjës derisa pacienti të pranohet në një spital në Atikë.

Sipas raportimeve pacientët janë nga 75 deri në 76 vjeç dhe do të mjekohen në spitalet “Evangelismos”, “Attikon” dhe “Sotiria”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!