Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Na vjen keq”! Haradinaj rrëfen episodin me familjen serbe gjatë luftës, që më pas i doli në Hagë

schedule21:34 - 25 Nëntor, 2020

schedule 21:34 - 25 Nëntor, 2020

Ish-komandanti i UÇK-së Ramush Haradinaj u gjykua dy herë në Hagë dhe doli i pafajshëm. Mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin “Ballkan” të gazetares Linda Karadaku në “ABC” ai zbuloi edhe një episod nga lufta me një familje serbe, që disa vite më pas u përball në Hagë. Haradinaj thotë se ka  mbrojtur civilët serbë në luftë duke i ndihmuar, ndërsa ata që kanë bërë krime kanë qenë serbët.

Asnjëherë në historinë e shqiptarëve, nuk raste kur kanë përdorur fuqinë e vet kundër ndonjë etnie tjetër. Së pari ka pasur respekt nga fqinjët edhe në rastin konkret. Më kujtohet një rast, fqinjët i kanë hapur rrugën një plake të moshuar serbe, për shkak se ka qenë e vetme, për të dalë për të kryer nevojat. 

Ndërsa në gjykatë kam pasur rastin e një familje që ishte ndodhur në zonën e luftimeve, por ishte një grua dhe djali, në moshë lufte, pasi UCK i kishte ndalur dhe identifikuar atë çunin e kishte pyetur ku shkon, ata kishin shtëpitë në zonën e luftës dhe unë u kam siguruar kthimin në zonën ku ishte kontrolluar nga serbët. “Na vjen keq, është zonë lufte, më mirë është me u kthyer nga keni ardhur” që ishte në rregull dhe këtë e dëshmoi ajo zonja në gjykatë. 

Jo trajtuar keq, por e kishin frikësuar pak atë çunin, ndërsa plaka tha ka ardhur një komandant, ky që është këtu, na pyeti pse keni ardhur dhe i treguam dhe na tha “mirë është me u kthyer ku keni njerëzit tuaj se është zonë lufte dhe na siguroi kthimin në zonën tonë”. 

Në Dukagjin ku jetoj unë, kam shumë bashkëluftëtarë të vjetër katolikë, të rënë edhe dëshmorë, ka plot dëshmorë. Priftërinj kemi pasur në përkrahje, ashtu si edhe Hoxhë. Nuk ka qenë lufta kundër serbëve të Kosovës, pasi janë njerëz të Zotit, por kundër një regjimi dhe pushtimi të egër, që u rëndua keq. Ishte për mbijetesë, për të qenë i pa rrezikuar. Me mbrojtur pragun e shtëpisë” tha ai./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!