Maryam al-Balushi ka shumë mace dhe qen, të cilët i ushqen çdo ditë në shtëpinë e saj në kryeqytetin e Omanit, Muscat, në Gadishullin Arabik.
Pavarësisht ankesave nga fqinjët dhe shpenzimeve të shumta, ajo ka grumbulluar 480 mace dhe 12 qen, duke i përshkruar kafshët shtëpiake si shoqërues më të mirë sesa njerëzit e tjerë.
“Kam zbuluar se kafshët, veçanërisht macet dhe qentë, janë më besnikë se njerëzit”, u shpreh ajo.
Balushi shpenzon rreth 7,800 dollarë në muaj për t’u kujdesur për krijesat, 17 prej të cilave janë të verbër, duke i ushqyer dhe pastruar me zell, si dhe duke i çuar tek veterineri për kujdes mjekësor. l.k/abcnews.al