Basha takim me bizneset në Shkodër: Do të bëjmë gjithçka për të ndihmuar familjet shqiptare

schedule16:12 - 25 Nëntor, 2020

schedule 16:12 - 25 Nëntor, 2020

Lideri i opozitës Lulzim Basha, shoqëruar nga kryetarja Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi ka zhvilluar takime me bizneset në Shkodër për tu njohur me situatën në këtë kohë të pazakonte shkaktuar nga COVID-19.

Disa nga sipërmarrësit janë shprehur se situata është e vështirë, ndërsa treguan se xhirot thuaje janë zero.

Rënia e konsumit dhe po ashtu rënia e fuqisë blerëse janë problematikat që kanë evidentuar disa nga sipërmarrësit.

“7 vjet në krizë. Pandemia vetëm tregoi se sa e thellë ishte kriza. Do të bëjmë gjithçka për të ndihmuar familjet shqiptare, biznesin e vogël në veçanti”, u shpreh Basha.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!