Bylisi ia doli të frenojë kampionët e Tiranës në “Selman Stërmasi”. Pikë e mirë për ekipin ballshiot, por trajneri Veljko Dovedan ndihet keq për rastet e humbura në prononcimin e dhënë për Supersport.
“Më zhgënjyen pak rastet që humbëm, kishim 3-4 raste për të bërë gola. Luajtëm më mirë se Tirana. Jam shumë i sigurt që ishte penallti rasti i Vangjelit, por duhet të kishim shënuar gol.
Barazimi? Më kënaq një pikë, por nuk kënaqem nga ndeshja që u luajt. Tirana nuk kishte asnjë rast të pastër, ndërsa ne krijuam 4 raste klasike“, deklaron Dovedan. /abcnews.al