Pasi u konfirmua në krye të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi zhvillo sot një bashkëbisedim me gazetarët. Ndër të tjera ajo u pyet edhe nëse e ka uruar Ilir Meta për këtë fitore.
Kryemadhi tha se nuk ka marrë një urim të tillë, por Meta ka qenë i lumtur atë ditë kur e ka parë me maskë në procesin e votimit. Kryetarja e LSI tha se Meta ishte i pari që i dërgoi foton me maskë dhe më pas mori vëmendje edhe në media.
“Unë në fakt nuk e kisha menduar këtë sepse vetëm për një gjë ma tregoi Silva. Kur erdhën procesverbalet e Skraparit ishin shkruar Monika Ranazan Kryemadhi (Meta). Nuk më ka uruar por ka qenë shumë kurioz të di për pjesëmarrjen sepse ka qenë në Dibër të Madhe atë ditë. Për një gjë ka qenë shumë i lumtur që unë kam vendosur maskën në procesin e votimit. Por i thashë më detyroi anëtarja e LRI që më tha nëse nuk vendos maskën ti nuk mund të votosh. Atë foton me maskë ma dërgoi ai i pari. Por është debat interesat që do të jetë në vazhdim e sipër”, tha Kryemadhi.
Kryetarja e LSI para mediave nuk e fshehu dëshirën që të kishte një kandidat në zgjedhjet e brendshme të partisë. Megjithatë siç thekson ajo nuk do të donte të ishte një kandidat kukull, ndërsa lë mundësin e hapur për të bërë zgjedhje të tjera pas 25 prillit.
“Do të kisha dëshiruar të kisha një kandidat por nuk do doja kurrë që një kanditat përballë meje të ishte një kukull. Pas 25 prillit bëjnë përsëri zgjedhje edhe me kandidatura alternative, se duke qenë LSI në pushtet ndoshta do të kishte ndonjë nga këta që duan të kandidojnë”, deklaroi ajo. g.v/abcnews.al