Presidenti i Republikës Ilir Meta i ftuar në emisionin “Log” në “ABC” përballë gazetarit Endri Xhafo i cilësoi të turpshme akuzat kundër Lulzim Bashës lidhur me debatin për kasetën e masakrës së Krushës apo “Shtëpinë e Verdhë”.
Sa i përket rezolutës që doli nga Këshilli i Europës, ku kërkohej të hetohej raporti i Dick Marty dhe akuzave të shumicës socialiste kundër Sali Berishës se e votoi, kreu i shtetit Ilir Meta u shpreh se “Berisha është edhe më kosovar se vetë kosovarët, se gjakovar është, dhe kjo është e sigurt”.
“E gjitha më duket shumë e turpshme, në vend që të merremi me pandemi, shpikim tani që qenka Basha që paska fshehur prova, që qenka Basha dhe Berisha, qenkan këta përgjegjës për raportin e Dick Marty që ishte i Serbisë dhe aleatëve të Serbisë. Këto janë gjëra të turpshme.
Berisha është edhe më kosovar se vetë kosovarët, se gjakovar është, dhe kjo është e sigurt, t’i lëmë këto histori janë pa kuptim dhe shije. Të mos i japim materiale Serbisë, që të thotë se këtë e kanë bërë vetë shqiptarët, se Shqipëria ka një proces zyrtar, se zyrtarisht e dinë cfarë parlamenti është ky e dinë të gjithë shqiptarët, por në botë nuk e dinë. Kjo është ti japësh municion Serbisë për të goditur Kosovën dhe shqiptarët në tërësi dhe duan të rehabilitojnë Miloshevicin” tha Ilir Meta./ db/Abcnews.al