Një i moshuar mbeti i plagosur rëndë pasi u përplas nga një makine në lagjen “8 shkurti” në Fier. Mësohet se një mjet tip Volksvagen ka goditur të moshuarin dhe është largua nga vendngjarja, por drejtuesi i saj u ndalua nga policia në dalje të qytetit. I plagosuri po merr mjekim në spital dhe është në gjendje kritike për jetën.
Po në të njëjtin vend një natë më parë u regjistrua një tjetër aksident. Një grua u plagos nga një automjet tip Benz me drejtues Ervin Sherifaj. E aksidentuara, 42 vjeçarja, është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë shkaktari i aksidentit është vënë në pranga. /abcnews.al